Edhe tabloidi zviceran Blick, i ka kushtuar një artikull ndeshjes historike të Kosovës, e cila të hënën do të luajë ndaj Finlandës në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2018.
“Nesër është ditë e madhe për përfaqësuesen e Kosovës”, kështu e nis shkrimin tabloidi zviceran për ekipin e Albert Bunjakut.
“Kjo është një datë historike për Kosovën. Të hënën përfaqësuesja nga Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë në eliminatoret për Kupën e Botës ndaj Finlandës”, vazhdon shkrimi i Blick.
Kurse, Bick ka kontaktuar sulmuesin e Kosovës, Albert Bunjakun, i cili ka thënë se ekipi kosova nuk do të udhëtoj si turist në Turku.
“Ne nuk kemi udhëtuar në Finlandë thjeshtë për të parë se çfarë po ndodh. Ne kemi ambicie”, ka deklaruar ai.
Kosovarët që nga e enjte janë trajnuar në Turku, ku po përgatiten për ndeshjen historike ndaj Finalndës, e cila luhet nesër nga ora 20:45.