Alban Tahiri, përfaqëson Kosovën në garat e skijimit në Zvicër.
Për derisa në tapetin e kuq janë duke festuar fituesit e medaljes së artë në kampionatin botërorë të skijimit që po mbahet në St.Moritz të Zvicrës në pjesën tjetër pret dikush i emocionuar për ta filluar garën, bëhet fjalë për Alban Tahirin i cili po bënë historinë për vendin e tij, Republiken e Kosovës, kështu e nis shkrimin e përditshmja “Blick” shkrimin për sportistin kosovar.
Kosovari 28 vjeçar po merr pjesë për herë te parë në një kampionat botërorë te skijimit duke përfaqësuar shtetin e Kosovës, shkruan rtv21.tv.
Edhe pse nuk kishte arritur të triumfoi në këtë garë pasi që mbeti 10.91 sekonda pas skiatorit Erik Guay nga Kanada i cili fiton garën, kjo nuk do të thotë shumë pasi që Tahiri ka gjasa për fitore në kampionatin botërorë të skijimit në garën ‘super G, kombinim, slalom, super slalom gara etj.
Pjesmarrja e Tahirit në një kampionat botërorë të skijimit është një arritje e madhe për Republikën e Kosovës sa i përket fushës së sportit.
Kujtomë se së fundmi Kosova u bë lajm në mediet ndërkombetare pasi që në maj të vitit 2016 Fifa bëri anëtare të saj, federaten e futbollit te Kosovës, dhe pas 3 muajve Mjalinda Kelmendi në garen e xhudos 52kg fitoi medaljen e artë në Olimpiaden e mbajtur në Brazil në vitin 2016 duke përfaqësuar për herë të parë Kosovën në Olimpiadë.