Telegrafi

Mediat zvicerane acarohen me Bernard Challandesin: Kosova na vodhi Betim Fazlijin

Bernard Challandes ka ftuar për herë të parë yllin e St Gallen, Betim Fazliji për ndeshjet e nëntorit kundër Shqipërisë, Sllovenisë dhe Moldavisë.

21 vjçari ka shkëlqyer këtë edicion në Superligën e Zvicrës, ku ka luajtur të gjitha ndeshjet, ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar se Kosova “ua vodhi” një lojtar shumë të talentuar të tyre.

21 vjeçari ka qenë pjesë e grumposhave të Zvicrës dhe llogaritet si një lojtar shumë premtues që ndoshta Vladimir Petkovic do të llogariste në të në të ardhmen.

Ai luan në pozita të ndryshme mbrojtëse derisa së fundi është përdorur si qendërmbrojtës te skuadra e St Gallen ku ka bërë paraqitje shumë të mira.

Lexo po ashtu Ekskluzive, flet ardhja e re e Dardanëve, Betim Fazliji: Faleminderit Zvicër për gjithçka, por nuk mund ta refuzoj shtëpinë time Kosovën – jam këtu për evropian

Fazliji është i lindur në Luginën e Preshevës nga të dy prindërit shqiptar. /Telegrafi/