Iva Aliko është një emër jo pak i dëgjuar, kjo edhe për deklaratat e saj provokuese që ka dhënë në emisione të ndryshme ku ajo ka qenë e ftuar.
Këngëtarja atraktive ka rrëfyer se është në një lidhje me një deputet të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo ka thënë se deputeti i PDK-së është rreth moshës 45-vjeçare, i martuar dhe baba i katër fëmijëve, duke bërë që mediat të kërkojnë të dashurin e biondes seksi.
Madje edhe iu vu emër të dashurit të saj. Të shumta ishin mediat që raportuan se bëhej fjalë për deputetin Besim Beqaj.
Mirëpo, siç transmeton Zëri, në një reagim për Bluetooth, Iva e ka mohuar se ai është i dashuri i saj.
“Jo nuk bëhet fjalë për Besim Beqajn. Mediat e kanë gabim, është dikush tjetër”, ka thënë ajo.