Trajneri turk, Senol Gunes dhe ish futbolli dhe trajneri i njohur, Roberto Carlos, janë në listë e Kosovës për përzgjedhës.
Gunes, një emër i madh i futbolli turk, nuk ka drejtuar asnjë ekip që nga ndarja me Besiktasin nga tetori, edhe pse ka shumë kërkesa drejt tij.
Sipas mediumit turk Ajansspor, Senol Gunes ka marrë një ofertë për përzgjedhës të Përfaqësueses së Kosovës.
Gjithmonë sipas këtij mediumi në listë është edhe Roberto Carlos, që ka drejtuar klube si Anzhi, Sivasspor dhe Akhisarspor.
Gunes kishte marr ofertë edhe nga Azerbajxhani në javët e kaluara, duke thënë se duhet të ulen dhe të flasin për detajet.
Kosova e përfundoi grupin e saj në kualifikueset e Kampionatit Evropian në vendin e 5-të dhe nuk mundi të merrte një biletë për në Gjermani./Telegrafi/