Site icon Telegrafi

Mediat turke shkatërrojnë Galatasaryn pas disfatës shokuese në kualifikimet e EL

Gjiganti turk Galatasaray pësoi humbje shokuese në rrethin e dytë kualifikues të Europa League nga skuadra e vogël suedeze Osterund.

Klubi turk u shokua nga skuadra Osterund e cila ka 50 mijë banorë.

Ishte ky dueli i parë në histori për klubin nga Suedia në Ligën e Kampionëve.

Këtu ndikoi edhe freskia e klubit suedez që tashmë ka nisur sezonin dhe është në vendin e gjashtë, teksa Galatasaray duhet që në ndeshjen kthyese të luftojë për kualifikim në të kundërtën do të ballafaqohet me një eliminim shokues.

Në Turqi nuk është pritur fare mirë kjo disfatë nga mediat turke, disa tituj prej të cilave ishin si më poshtë:

“E tmerrshme” – AMK

“Mbrëmje e katastrofës” – Sampiy10

“Cilësia e lojtarëve, madhësia e klubit, përvoja, të gjitha ishin të Galatasarayt. Por, në fushë asnjë prej këtyre nuk u pa” – Sabah

“Te Gala nuk ishte asnjë lojtar gati. Kjo skuadër ka nevojë për lider sikur Sneijder” – Fanatik

/Telegrafi/

Exit mobile version