Në disa pamje të publikuara së fundmi nga mediumi turk TRT World, forcat greke të sigurisë raportohet se shihen duke goditur refugjatët në varka me shkopinj të gjatë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata po tentonin të godisnin ata, për ti detyruar që anija e tyre të mos vazhdonte rrugëtimin drejt Greqisë.
Po sipas të njëjtit medium, refugjatët më vonë raportohet se janë shpëtuar nga autoritetet detare të Turqisë.
Ndryshe, vlerësohet se rreth 75 mijë emigrantë kanë kaluar nga Turqia për në vendet e BE-së, vetëm tre dita pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan deklaroi se kufijtë e tij janë “hapur”.
Në anën tjetër policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe tela gjembor duke tentuar që më këto mjete të ndal kaosin, që autoritetet e vendit po e cilësojnë si “hyrje ilegale në vendin e tyre”.
Ndërkaq Bullgaria ka stacionuar ushtrinë përgjatë vijës kufitare prej 118 miljeve me Turqinë, me qëllim që të parandalojë kalimin e emigrantëve.
Ndërkohë Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, është alarmuar duke stacionuar trupa në kufijtë e 27 vende për të bllokuar hyrjen e emigrantëve. /Telegrafi/