Mediat turke kanë raportuar së fundmi se mund të ketë një krizë në martesën e futbollistit shqiptar të Fenerbahçes, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun.
Sipas CNN Turk, futbollisti tashmë ka fshirë të gjitha fotot me partneren e tij dhe nuk e ndjek më në Instagram.
Por, e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe nga ana e Vesës e cila e simbolizon lidhjen e saj me futbollistin edhe përmes një ‘emoji’ zemër në bio të llogarisë së Instagramit.
Për ndarjen e futbollisti ish-reprezantuesit të Gjermanisë shkruan edhe media tjetër turk “Milliyet”, të cilët kanë vënë në dukje se ndarja mund të jetë vetëm nga ana e Berishës dhe dhe se bashkëshortja e tij ende nuk e ka pranuar.
Vesa në anën tjetër disa hera ka shprehur publikisht përkrahjen për partnerin e saj, madje ajo edhe është përleshur me fansat në rrjetet sociale për t’i dalur në krahë Berishës.
Ndryshe, Berisha këtë sezon ka luajtur në 33 ndeshje me ekipin turk dhe ka shënuar 8 gola dhe 3 asistime. /Telegrafi/