Site icon Telegrafi

Mediat turke insistojnë se Ersun Yanal do të takohet sërish me FFK-në për postin e përzgjedhësit

FFK është duke punuar për të siguruar një përzgjedhës pas largimit të Bernard Challandes.

Trajneri me prejardhje shqiptare, Ersun Yanal, që ka bërë karrierë në klubet turke, po shihet si një opsion nga mediat e këtij vendi.

FFK paraprakisht kishte përzgjedhur disa kandidatë dhe sipas mediumit Aksam, takimin e parë e kishin me Ersun Yanal dhe këtë muaj do të ketë edhe një takim të dytë me trajnerin me përvojë.

Nëse arrihet marrëveshja, nënshkrimi pritet të nënshkruhet në shkurt.

Është thënë Ersun Yanal nuk i ka dhënë përgjigje negative Federatës së Futbollit të Kosovës në kontaktin e parë dhe çështjet më të detajuara do të diskutohen në takimin e dytë.

Yanal ka punuar në shumë klube të rëndësishme, duke përfshirë Trabzonspor dhe Fenerbahçe, ku me këta të fundit fitoi kampionatin në sezonin 2013-14.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi i kishte mohuar takimet e trajnerët turq, pasi që edhe Sergen Yalcin, shihej si kandidat nga mediat turke. /Telegrafi/

Exit mobile version