Site icon Telegrafi

Mediat spanjolle, Messin nuk e mbajtën nervat – sulmoi lojtarët e Cityt

Lionel Messin e tradhtojnë sërish nervat, pasi u sulmua me fjalë nga lojtarët e Cityt pas ndeshjes.

Pas përplasjes me tifozët e Valencias para dy javësh, ylli i Barcelonës mbrëmë është përfshirë në një incident me lojtarët e Machester Cityt.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së humbur 3-1, argjentinasi pati një situatë të pakëndshme në tunelin e stadiumit “Etihad”.

Lexo po ashtu Edhe pse humbi Barca, Messi historik me golin e 90-të në LK (Video)

Sipas mediave spanjolle, “Pleshti” e humbi qetësinë pasi u ofendua me fjalë nga një (ose disa) futbollistë vendas.

Lojtari, emri i të cilit nuk dihet, i ka thënë 29-vjeçarit diçka fyese teksa i drejtoheshin tunelit, ndërsa argjentinasi që u përgjigj: “Hajvan, hajde këtu e ma trego fytyrën!”

Mësohet se u desh ndërhyrja e Sergio Agueros për ta qetësuar Messin. /Telegrafi/

Exit mobile version