Site icon Telegrafi

Mediat spanjolle: Kush është Rey Manaj, shqiptari i parë në histori që ftohet nga Barcelona

Barcelona po vuan shumë në sulm për shkak të lëndimeve të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, ndërsa trajneri Quique Setien e ka ftuar nga ekipi B, sulmuesin shqiptar Rey Manaj.

Ai do të jetë në bankën rezervë për ndeshjen në shtëpi këtë fundjavë ndaj Getafes.

Sulmuesi 22-vjeçar sapo ka arritur në Kataluni, duke u bashkuar nga Albacete në janar për ta ndihmuar ekipin B.

Ai ka ardhur për 700 mijë euro plus një bonus prej 2 milionë euro, ndërsa ka shënuar një gol – nga pika e penalltisë – në dy paraqitje e tij të para me ekipin B, shkruan Marca.

Lexo po ashtu Trajneri i Barcelonës, Setien: Rey Manaj na duhet, besojmë në vlerat e tij

Tani, ai mund të debutojë potencialisht nën drejtimin e Setien dhe tashmë është bërë i pari shqiptar që ka arritur të futet në listën e skuadrës së parë të këtij klubi.

Lojtari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij të re në Itali, ku ai u nënshkrua me Interin pasi bëri përshtypje te Cremonese.

Edhe pse ai kishte gjashtë paraqitje për skuadrën e parë të Interit, ai kryesisht u dërgua në huazim te Pescara, Pisa, Granada dhe Albacete.

Si një Nr.9, ai  mund të luajë me shpinë nga porta dhe që mund ta fitojë topin në ajër falë fal trupit të tij, 182 centimetra i gjatë.

Rey Manaj ka qenë gjithmonë një lojtar i dobishëm dhe ai mund të bëjë këtë edhe në fushën e Camp Nou këtë fundjavë. /Telegrafi/

Exit mobile version