Për pranimin e Kosovës në FIFA kanë shkruar shumë mediume të njohura botërore.
E njëra ndër to edhe gazeta e famshme spanjolle, “Marca”.
“Kosova u pranua me shumicën e votave në Kongresin e FIFA-s. U theksua që ky vend ka pasion të fshehur për futboll dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për pranim”, thuhet në tekst.
Ndërkohë, me theks të veçantë për lojtarët kosovarë që luajnë për përfaqësueset tjera, kanë shkruar “Eurosport” dhe “Blick”.