Telegrafi

Mediat spanjolle dhe italiane: Kaka lojtar i Realit

Mediat spanjolle tashmë e shohin Kaka të veshur me fanellën e Real Madridit, dhe përcjellin lajmin se klubi mbretëror është pajtuar të paguajë 65 milionë euro për brazilianin.

AS dhe Marca shkruajnë se Kaka do të marrë pagë prej 9 milionë eurosh pas largimit të tatimeve, ndërsa Reali do ta ketë në pronë edhe 50% të imazhit të futbollistit.

Më herët mediat shkruan se zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, së bashku me babanë e Kakas, kishin udhëtuar në Madrid, edhe pse në faqen zyrtare të rosonerëve vizita përshkruhej si miqësore.

Mediat italiane: Kaka pajtohet t’i bashkohet Realit

Edhe mediat italiane raportojnë që braziliani është pajtuar t’i bashkëngjitet Real Madridit.

“Sky Italia” njofton se Kaka më në fund e ka dhënë PO-në e tij për të arritur marrëveshje me Mbretërit.

Ajo që mungon është vetëm njoftimi zyrtar nga të dyja skuadrat, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejt.