Kryeministri, Edi Rama sa herë viziton Serbinë bën nga një “provokim” për Beogradin. Të paktën ky është përfundimi i mediave serbe, që edhe këtë herë e kanë gjetur me “qiri” provokimin që kishte rezervuar Kryeministri i Shqipërisë.
Gazeta online “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth.
Sipas tyre një zgjedhje e tillë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur, shkruan Panorama.
Më pas gazeta ka pyetur një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme.
Dragomir Acoviq shprehet se, kjo shenjë tregon se Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha.
“Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”, shprehet ai duke shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit.