Site icon Telegrafi

Mediat serbe: Trump dhe Putin do të takohen në Beograd!

Russian President President Vladimir Putin holds up a glass during a toast at a luncheon hosted by United Nations Secretary-General Ban Ki-moon, Monday, Sept. 28, 2015, at United Nations headquarters. (AP Photo/Andrew Harnik)

Takimi historik ndërmjet dy personaliteteve më të fuqishëm në botë, pritet të mbahet në kryeqytetin serb, Beograd.

Kjo së paku do të ndodh, nëse u besohet medieve serbe, të cilat i kanë dhënë bujë një lajmi të tillë.

Ka qenë portali serb “Kurir” i cili ka shkruar rreth këtij lajmi, duke theksuar se detajet e takimit do ti publikojnë në versionin e shtypur të gazetës, gjatë ditës së enjte.

“Takimi historik i dy politikanëve më të fuqishëm në botë, ndërmjet sapo të zgjedhurit president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka të ngjarë të jetë i organizuar në mes të Beogradit”, shkruan Kurir.

“Negociatorët këmbëngulin se takimi do të zhvillohet në Beograd duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Serbisë dhe Rusisë, por edhe me Perëndimin”, ka shkruar më tej ky portal.

Gjithsesi ndonëse nuk ka ndonjë informatë zyrtare, mediat e huaja kanë shkruar se një takim i tillë ka shumë të ngjarë të ndodhë në Astana të Kazakistanit, takim për të cilin autoritetet ruse i kanë dërguar tashmë ftesën presidentit të ardhshëm amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version