Madridi nuk po tërhiqet në bllokimin e integrimit të Kosovës në BE, shkruan të enjten e përditshmja me qendër në Beograd, Vecernje Novosti.
Megjithatë, siç vazhdon artikulli, përcjell Telegrafi, Spanja do të pajtohet me Kosovën në BE – por vetëm si një rajon i Serbisë.
Pozicioni i Madridit, sipas këtij mediumi, është se Kosova mund të bëhet pjesë e Bashkimit vetëm si një administratë e veçantë brenda Serbisë.
Në këtë kuptim, shkruhet më tej, spanjollët u kanë dërguar zyrtarëve të lartë të BE-së jo vetëm një kundërshtim me shkrim – siç u përmend edhe gjatë ditëve të kaluara – por disa dokumente proteste.
E përditshmja shkruan se ishte në gjendje të merrte konfirmimin e kësaj nga Ministria e Jashtme Spanjolle, e cila gjithashtu kishte mesazhin se Madridi nuk do të tërhiqet.
“Pozicioni i Spanjës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës bazohet në mbrojtjen e parimeve të integritetit territorial të shteteve, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit”, thuhet të ketë qenë përgjigja nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ministrisë Spanjolle të Punëve të Jashtme.
Vecernje Novosti gjithashtu raporton se “gjendja me Kataloninë” ka forcuar përgjithmonë qëndrimin e Spanjës ndaj Kosovës.
Madridi nuk dëshiron të krijojë ndonjë precedent, sepse kjo mundet, ndër të tjera, të përdoret nga disa nga rajonet e veta, thuhet më tej në artikull. /Telegrafi/