Site icon Telegrafi

Mediat serbe: Sekretari i NATO-s viziton Kosovën, shkak muri në veri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare sot në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in, e më pas do të ketë takime edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi.

Gjatë këtyre takimeve nuk janë bërë të ditura temat e diskutimit, mirëpo Tanjug shkruan se nuk përjashtohet që njëra prej tyre të jetë edhe muri i ndërtuar në afërsi të urës kryesore në Mitrovicë, dhe rrënimi i tij nga Prishtina./Telegrafi/

Exit mobile version