Telegrafi

Mediat serbe: Sa shumë e duan njëri-tjetrin, huliganët kroatë dhe shqiptarë së bashku ofendojnë Serbinë (Video)

Atmosfera e përbashkët që po krijojnë tifozët shqiptarë dhe ata kroatë, para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë – padyshim se nuk u pëlqen serbëve.

Mediat e Serbisë i kanë kushtuar vëmendje atmosferës vëllazërore në Shkodër dhe kanë raportuar, por vetëm ashtu si dinë ata.

Lexo po ashtu LIVE: Kosovë-Kroaci (0-6)

Sipas tyre, tifozët kroatë dhe shqiptarë kanë kaluar kohë së bashku dhe kanë festuar duke e lëvduar njëri-tjetrin, ndërsa njëkohësisht e kanë ofenduar Serbinë me fjalët: “Kosova është Shqipëri…”.

Kosova zhvillon ndeshjen e parë nikoqire në një turne zyrtar ndërkombëtar nga ora 20:45. /Telegrafi/