Site icon Telegrafi

Mediat serbe: Rusia i përgjigjet kërkesës së Thaçit për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Mediat serbe sot kanë komentuar kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili siç thuhet ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin për të “hequr barrën nga Serbia”, dhe të njohë Kosovën e pavarur.

“Moska duhet të shohin përtej interesave të Serbisë dhe Kosovën të mos e krahasojë me Krimenë”, citohet të ketë thënë Thaçi.

E po këtë deklaratë, përveçse e kanë marrë si provokim, mediat serbe kanë thënë se lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadori rus në Beograd.

“Në këtë provokim të hapur menjëherë reagoi ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili në një bisedë me Drejtorin e Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se Moska kurrë nuk do ta njohë shtetin e rremë të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.

“Chepurin dhe Gjuriq diskutuan për përgatitjet për seancën e ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovë dhe veprim të përbashkët në parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Chepurin përsëriti qëndrimin parimor të Moskës mbi çështjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë. Ambasadori rus shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar për të mbështetur në mënyrë aktive përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre”, shkruajnë ato, duke u thirrur në një deklaratë të Zyrës për Kosovë.

Gjithashtu shtojnë se Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovë dhe Metohi, beson se “ky provokim për incidente dhe të tjera të Prishtinës, bëhen për të shmangur formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”. /Telegrafi/

Exit mobile version