Site icon Telegrafi

Mediat serbe rreth vendimit të fundit të FIFA-s: Turp, më shumë dënohemi ne se Xhaka dhe Shaqiri

Lajme të mira për Zvicrën pasi tre lojtarët më të mirë do të jenë të gatshëm për ndeshjen e radhës në botëror pasi që janë dënuar vetëm në të holla.

FIFA ka shqiptuar dënimet për Granit Xhakën (25), Xherdan Shaqirin (26) dhe Stephan Lichsteiner (34).

Xhaka dhe Shaqiri janë dënuar me nga dhjetëmijë franga, ndërsa me pesëmijë franga zvicerane është dënuar Lichtsteiner.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë

Por, më keq kanë kaluar vetë serbët pasi që trajneri Milan Krstajic dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Slavis Kokeza, të cilët u dënuan secili me nga 10 mijë franga. Gjithashtu edhe Federata e Futbollit të Serbisë është dënuar me 54 mijë për sjelljet e këqija të tifozëve gjatë takimit mes Zvirës dhe Serbisë.

Kjo ka bërë që të reagojnë mediat serbe duke e quajtur të turpshëm vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Lexo po ashtu Serbët e pësojnë edhe më keq nga FIFA - Dënohet Federata, kryetari i saj, trajneri dhe sjelljet e tifozëve

“Turp. Më shumë dënohet Federata jonë se provokimet e Xhakës dhe Shaqirit. Kalojn sjelljet e këqija të tifozëve më lehtë zviceranët se ne”, ishin disa prej titujve të mediave serbe.

Ndryshe, Xhaka dhe Shaqiri do të mund të paraqiten në takimin e radhës me Kosta Rikën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version