Site icon Telegrafi

Mediat serbe: Putin do ta mbrojë Kosovën me ushtri (Foto)

Mediat serbe vazhdojnë t’i fryjnë zjarrit të luftës në mes Serbisë dhe Kosovës, duke u thirrur madje edhe në burime të shërbimeve informative të NATO-s .

Kryeartikulli në ballinën e gazetës serbe “Informer”, në numrin e së martës, mban titullin: “Putin me ushtri mbron Kosovën”, duke u thirrur në burime nga shërbimet informative të NATO-s, shkruan “Informer”, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj gazete, “spiunët e NATO-s ua kanë tërhequr vërejtjen ekstremistëve shqiptarë se në rast se ata e sulmojnë veriun e Kosovës, Rusia menjëherë do të dërgonte në Serbi 1000 pjesëtarë të njësive speciale, 200 instruktorë, aeroplanë me pilotë, armatim dhe ndihmën tjetër të nevojshme”.

Kjo gazetë në numrin e nesërm sjell edhe një artikull tjetër luftënxitës, ku citon ish ushtarin britanik të UÇK-së, Jon Harrison, i cili sipas kësaj gazete thërret vëllezërit shqiptarë që të pastrojnë armët, pasi po i pret një luftë e re me Serbinë. /Telegrafi/

Exit mobile version