Site icon Telegrafi

Mediat serbe: Putin dhe Trump “ndajnë” Evropën – shihni çfarë planesh kanë për Ballkanin!

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, nëpërmjet ndërmjetësve, në masë të madhe janë pajtuar për ndarjen e “zonave të interesit” në Evropë.

Në mënyrë të veçantë, siç shkruajnë mediat serbe, transmeton Telegrafi, të dy udhëheqësit kanë koordinuar mendimet për çështje që janë të rëndësishme për marrëdhëniet e SHBA-ve me Rusinë.

Po sipas medieve serbe, përveç çështjes së Sirisë, Lindjes së Mesme, Ukrainës dhe Kinës, në rend ditë janë edhe bisedimet për ndarjen e “zonës së interesit” në Evropë.

Thuhet se Putin këmbëngul se në “zonën e interesit” të Rusisë, përveç Ukrainës hyjnë edhe Serbia, Republika Serbe, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia e Maqedonia!

Udhëheqësi rus ka kërkuar nga Trump, që në përputhje me fuqinë e tanishme dhe rëndësinë në skenën gjeopolitike botërore, Rusia të zgjerojë ndikimin e saj mbi të gjithë Ballkanin.

Po siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Putin është jashtëzakonisht i interesuar që Rusia të jetë një “lojtar” kyç në Ballkan. E Trump, të paktën sipas reagimeve të para, shkruajnë më tej mediat serbe, nuk ka asgjë kundër kësaj ndarjeje.

“E vetmja gjë që është e diskutueshme në Evropë është ndarja e kartave në Baltik”.

Ndër tjerash thuhet se Putin po kërkon nga kolegët amerikanë që si një shenjë e vullnetit të mirë dhe miqësisë së sinqertë, të tërheqë të gjitha armët sulmuese të NATO-s nga Estonia, Letonia dhe Lituania, por kjo për Trump nuk është e pranueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version