Një ekip i Radio Televizionit të Serbisë janë arrestuar të mërkurën në Pejë, derisa po regjistronin pjesën e katërt të emisionit “E drejta për të nesërmen”, shkruajnë mediat serbe.
Po sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, redaktorja Svetllana Vukmiroviç ka thënë se pas arrestimit, tre anëtarë të ekipit të saj janë kontrolluar, legjitimuar dhe janë marrë në pyetje gati pesë orë.
Sipas saj, ka qenë një shqiptar ai që ka raportuar kamerat, pas së cilës gjë ka pasuar arrestimi i tyre.
Po siç raportojnë mediat serbe, ata janë liruar rreth orës 22.25, prej nga janë mbledhur në Pejë, prej nga kanë shkuar drejt Graçanicës.
Lidhur me këtë, shkruajnë mediat, ka reaguar edhe Dalibor Jevtiq nga radhët e komunitetit serb, i cili ka thënë se “kjo nuk është rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve, por duhet t’i hapet rrugë dialogut”. /Telegrafi/