Jelenko Stefanoviq ka thënë se është krenar që iu dha “besimi që të drejtojë trenin që ishte duke shkuar nga Beogradi në Mitrovicë”
“Vështirë më erdhën fjalët, para hyrjes në Kosovë, se do të arrestohem”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Këtë e mora vesh nga kryeministri Aleksandar Vuçiq. Më erdh rëndë”!
“Çfarë shteti është ai që arreston makinistin e trenin, kapitenin e anijes ose pilotin e aeroplanit që asgjë nuk ka bërë”, ka thënë ai. /Telegrafi/