Telegrafi

Mediat serbe: MiG-at rusë mbërrijnë në Serbi në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s (Foto)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pritet që të nënshkruajë një dekret për dërgimin e gjashtë “MiGave 29” Ushtrisë së Serbisë gjatë takimit me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq në Moskë, raporton sot e përditshmja beogradase “Novosti”.

Kështu do të përmbushen të gjitha kushtet që aeroplanët rusë edhe zyrtarisht të mbajnë emërtimin e forcave të armatosura serbe.

Novosti njofton se janë të mëdha gjasat që dërgimi i aeroplanëve të bëhet, simbolikisht, më 24 mars, ne 18 vjetorin e “fillimit të agresionit të NATO-s ndaj vendit tonë”.

Me këtë rast, kryeministri Vuçiq ka deklaruar se Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj, dhe që forcat e armatosura të Serbisë të jenë të gatshme, në mënyre preventive.

“Kjo nuk nënkupton se po përgatitemi për luftëra, me këtë duam të dërgojmë se jemi të gatshëm të zmbrapsin të gjithë ata që mendojnë se jemi cak i lehtë. Kur jam bërë ministër i Mbrojtjes, kemi pasur një aeroplan të tipit MiG-29, ndërkaq së shpejti do t’i kemi dhjetë të tillë”, paralajmëroi Vuçiq. /Telegrafi/