Telegrafi

Mediat serbe: Mesiq ka marrë para nga Pacolli, për Haradinajn

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, së fundmi ka bërë një vizitë në Kosovë.

Gjatë vizitës së tij, përveç përfaqësuesve të institucioneve në Kosovë, ai ka takuar edhe përfaqësues të partive politike.

Njëri ndër takimet e Mesiq, ka qenë edhe ai me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, takim që u ka rënë në sy edhe mediave serbe.

Dhe siç shkruajnë ato, ky takim i Pacollit me Mesiqin, ka pasur edhe një prapavijë.

Po sipas medieve serbe, bëhet fjalë për faktin se Pacolli e ka paguar ish-presidentin kroat që haptas të deklarohet për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediumi Blic ka publikuar edhe një fotografi, të cilën thonë se e kanë siguruar, të bërë gjatë “takimit të fshehtë” ndërmjet Pacollit e Mesiqit. /Telegrafi/