Mediat serbe vazhdojnë të merren me stilin e veshjes të kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke pasur për fokus paraqitjet e tij në takime të ndryshme.
Ata së fundmi i kanë kushtuar një artikull veshjes së tij, me të cilat ishte paraqitur në Samitin e Iniciativës së Berlinit që po mbahet në Trieste të Italisë, ku u shfaqet me atlete të bardha dhe kostum të zi dhe natyrisht se nuk mungonte as kravata, transmeton Telegrafi.
Stili i veshjes së tij është vërejtur edhe në videon të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook.
Rama gjithashtu gjatë forumit kishte tërhequr vëmendjen e medieve me stilin unik të veshjes, por sipas të përditshmes serbe Blic, kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet me një stil të tillë në takimet zyrtare. /Telegrafi/