Telegrafi

Mediat serbe merren me kryqin në kravatën e Ramës në takim me Vuçiqin (Foto)

Në kravatën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë vizitës në Serbi, është vërejtur një detaj jo i zakonshëm.

Gjatë takimit të tij me homologun serb, Edi Rama kishte vendosur një kravatë që në pamje të parë dukej si e zakonshme.

Por, një detaj që ishte aty, tregonte se në mesin e shumë ngjyrave të kësaj kravate, ishte e shtypur një kupollë e mbi të një kryq i madh.

Se çka fshihet pas këtij kryqi, nuk dihet.

Megjithatë mediat serbe kanë ardhur në përfundim se ky gjest është një provokim i kryeministrit shqiptar kundrejt Serbisë.

Gazeta online “Alo”, shkruan se gjatë debatit për marrëdhënien Serbi-Shqipëri, Rama kishte zgjedhur një kravatë me emblemë të një kryqi në rreth.

Sipas tyre një zgjedhje e tillë nuk është e rastësishme, por një provokim i hapur. Më pas gazeta ka pyetur një ekspert për shpjegimin e kuptimit të kësaj embleme.

Dragomir Acoviç shprehet se, kjo shenjë tregon se, Rama ka mbështetjen e fuqive të mëdha.

“Edi Rama simbolikisht na tregoi se partia e tij ka mbrojtjen e fuqive të mëdha, të Amerikës”, shprehet ai duke shtuar se gjatë gjithë kohës Rama kërkonte që të hapte debat dhe kjo sipas tij ishte pjesë e provokimit.