Me të ateruar në aeroportin e Beogradit nënpresidenti amerikan Joe Biden, është komentuar për veshjen e tij me plot domethënie sipas, medieve serbe.
E përditshmja gazeta online “Kurir”, kishte spikatur kravatën e Joe Biden, e cila kishe ngjyrën e bardhe dhe të kaltër.
Sipas tyre, nënpresidenti amerikan, me këto ngjyra ka dashur të tregoj fuqinë, dominimin dhe vendosmërinë e tij para krerëve shtetëror të Serbisë.
“Ngjyra e kaltër dhe e bardha në vija, japin mesazhin se kemi të bëjmë më një lider te pa thyeshëm, i cili planifikon gjithçka dhe qe nuk i lë asgjë spontanitetit”, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.