Mirjana Jevtiq, ministrja e re në Qeverinë e Kosovës, është e dashuruar në vallëzimin oriental, ndërsa shpesh në rrjetet sociale publikon fotografi ku shfaqet e ekspozuar – raporton Alo.rs.
Më tutje thuhet se krejt papritur u bë e ditur se zëvendësministrja e deritanishme do të zë vendin e ministrit të deritanishëm të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ljubomir Maric, i cili është shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa.
Mediat serbe kanë vazhduar t’i kushtojnë rëndësi dukjes së ministres së re dhe fotografive që i publikon në rrjetet sociale.
“Veç kësaj, ajo që dihet për Jevtiq është se ajo është nga Leposaviqi dhe është anëtare e Lëvizjes socialiste të Aleksandër Vulinit”, thuhet më tej.
Ndërkaq, janë publikuar fotografitë e mëposhtme. /Telegrafi/