E përditshmja serbre “Kurir” e ka cilësuar si skandal dhe provokim bërjen e shqiponjës me duar nga atleti shqiptar Izmir Smajlaj.
“Kurir” shkruan që Smajlaj i është përgjigjur duartrokitjeve të publikut të Beogradit duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
“Një tjetër skandal u zhvillua në Kampionatin Evropian në Beograd, kur përfaqësuesi shqiptar në kërcim të gjatë Izmir Smajlaj. Duke u duartrokitur nga publiku i Beogradit, ai iu përgjigj duke bërë me duar “shqiponjën dykrenore” që ndodhet në flamurin e Shqipërisë. Ky veprim i Izmir Smajlaj provokoi audiencën”, shkruan Kurir, transmeton 27.al.
Aleti shqiptar Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në Beograd në kërcim së gjati. Smajlaj ka arritur të thyejë edhe rekordin kombëtar në 8.08 metra.