Disa nga fuqitë kryesore botërore, sidomos kur është fjala për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, së shpejti do të dërgojnë ambasadorë të rinj në Beograd, shkruan “Vecernje novosti”, përcjell Telegrafi.
Sipas po këtij mediumi, Berlini ka njoftuar tashmë se do të ketë një përfaqësues të ri diplomatik, Tomas Schild, i cili do të kryesojë Ambasadën gjermane, duke zëvendësuar Axel Dittmann. Schild vjen nga misioni gjerman në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Po sipas mediumit në fjalë, mandati gjithashtu i kalon edhe ambasadorit britanik Denis Keefe dhe pasardhësi i tij pritet në vjeshtë.
Veç këtyre, ndryshime priten edhe tek Ambasada e Rusisë, e cila u drejtua nga Aleksandër Chepurin për gjashtë vjet.
Ai pas Beogradit është dashur të shkojë në pension diplomatik, dhe Kremlini në vend të tij do të mund të dërgoj Bocan Harchenko, një njohës i madh i Ballkanit dhe një mik i provuar i serbëve.
Vlerësohet se Harchenko është gjithashtu në diplomacinë ruse si një ekspert për zgjidhjen e problemeve dhe presidenti Vladimir Putin e dërgon atë në vendet që Perëndimi po ushtron presion.
Harchenko ishte ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 2009 deri në gusht 2014, dhe para kësaj përfaqësues i Rusisë në Grupin e Kontaktit dhe me diplomatët amerikanë dhe përfaqësuesit e BE-së në Trojkën për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ai ishte gjithashtu anëtar i delegacionit rus në bisedimet e paqes të Dejtonit dhe konferencën e paqes mbi BeH në Paris.
“Vecernje novosti” shkruan tutje se pritet që të dyja, Berlini dhe Londra, për ambasadorë të rinj në Serbi të emërojnë një diplomat me përvojë, duke pasur parasysh se në periudhën e ardhshme, çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të jenë në krye të agjendave.
Në fund të një mandati katër-vjeçar është edhe ambasadori kinez Li Manchang, por në qarqet diplomatike besojnë se Pekini ndoshta nuk do të në këtë kohë të bëjë ndryshime në Beograd.
Gjithashtu, shkruan mediumi serbe, edhe ambasadorët australianë dhe indian, Julia Fini dhe Narinder Chohan po largohen nga Beogradi. /Telegrafi/