Telegrafi

Mediat serbe befasohen me urimin e Rusisë për kryetarin e ri të FFK-së

Federata e Futbollit të Rusisë ka uruar kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, dhe ky urim i ka befasuar mediat serbe.

Serbia ka mbetur e befasuar nga urimi i Federatës e Futbollit të Rusisë tek Federata e Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.

Lexo po ashtu Agim Ademi, kryetar i FFK-së për katër vitet e ardhshme

“Këtë pakkush e ka pritur në Serbi”, përcjellin mediat serbe.

Federata ruse uroi kryetarin e ri Ademi, pas zgjedhjes së tij si president i ri i FFK-së.

Lexo po ashtu UEFA dhe FIFA e urojnë kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademin

“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese”.

“Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”, thuhej në urimin e Rusisë.

“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.

Urime i Rusisë për kryetarin e AAK-së, Agim Ademi