Federata e Futbollit të Rusisë ka uruar kryetarin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, dhe ky urim i ka befasuar mediat serbe.
Serbia ka mbetur e befasuar nga urimi i Federatës e Futbollit të Rusisë tek Federata e Futbollit të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarit të ri të saj, Agim Ademit.
“Këtë pakkush e ka pritur në Serbi”, përcjellin mediat serbe.
Federata ruse uroi kryetarin e ri Ademi, pas zgjedhjes së tij si president i ri i FFK-së.
“I gëzohemi bashkëpunimit të federatave tona dhe ju dëshirojmë juve dhe federatës tuaj prosperitet dhe shumë suksese”.
“Gjithmonë mund të llogarisni në përkrahjen tonë për të gjitha çështjet e futbollit”, thuhej në urimin e Rusisë.
“Shpresoj që së shpejti do të takohemi gjatë ngjarjeve të ndryshme futbollistike”, është teksti i urimit që e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës ruse, Aleksandr Alaev.