Site icon Telegrafi

Mediat serbe: 15 shqiptarë të Kosovës kanë doktoruar në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë fare në Serbi

Shqiptarët e Kosovës morën disertacione doktorature në Universitetin e Kragujevcit, dhe sipas të dhënave jozyrtare nga Ministria e Brendshme të Serbisë, ata as që qëndruan në Serbi në atë kohë.

Siç shkruan Objektiv.rs, të gjitha këto disertacione doktorature, të gjetura tani, u shtypën gjatë vitit 2016 dhe i referohen drejtpërdrejt rektorit Nebojsha Arsenijevic dhe diplomat e gjetura deri më tani mbajnë pikërisht nënshkrimin e Arsenijevic.

Çfarë vënë në pah mediat serbe është fakti se një pjesë “shtesë e turpshme dhe katastrofike” e çështjes është fakti që një pjesë e “studentëve shqiptarë” nga Kosova morën doktoraturat e tyre në Kragujevc pikërisht në tema që lidhen me Kosovën si shtet i pavarur.

“Nën Arsenijević”, shkruan më tej Objektiv.rs, “shqiptarët e Kosovës u bënë doktorë të ekonomisë, drejtësisë,…”.

Sigurisht, vlerëson ky portal “pa ndonjë bazë ligjore sepse Universiteti i Kragujevcit kurrë nuk i ka regjistruar ata shqiptarë të Kosovës, dhe as nuk posedon disertacionet e tyre të doktoratës, e as nuk janë në listën e përgjithshme të disertacioneve”.

“Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim (ECPD), në të cilën rektori arrogant Arsenijeviç ka qenë në zyrë që nga viti 2004, është përfshirë në të gjithë mashtrimin, i cili ndodhi në Universitetin e Kragujevac dhe solli fitime të majme”.

Në kohën kur janë lëshuar këto diploma, Arsenijevic thuhet se ishte rektor në Universitetin e Kragujevcit dhe dekan në ECPD, shkruan ky portal, i cituar edhe nga media tjera në Serbi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Kragujevcit, Marko Lukic, thotë se 15 disertacione doktorature për persona nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut janë në proces të kontrollit.

Në një deklaratë për RTS, Lukic ka thënë se Universiteti i Kragujevcit i dorëzoi të gjithë dokumentacionin në lidhje me diplomat e diskutueshme policisë në mënyrë që të ndërmerrte veprime të mëtejshme.

Dhe për ta bërë më “konkret” këtë çështje, mediat serbe kanë publikuar edhe “emrat e shqiptarëve që kanë marrë doktoraturën në këtë universitet: Raif Ramabaja, Bashkim Arifi, Enes Sadovica, Fadil Krasniqi, Hashim Çollaku, Ilaz Duli, Ilir Rodiki, Muhamed Disha, Nuhi Sela, Osman Ejupi, Safet Hoxha, Shukrie Rama, Vehebi Sofiu, Veli Lecaj, Vjollca Visoka-Hasani. /Telegrafi/

Exit mobile version