Damasku aktivizoi mbrojtjen e saj anti-raketore për të luftuar raketat që u nisën nga SHBA dhe aleatët e saj kundër caqeve të qeverisë siriane.
Kështu së paku shkruan mediumi rus, RT, sipas të cilit mbrojtja e ajrit siriane u përpoq të përballonte sulmin e kombinuar amerikano-francez-britanik që synonte të paktën tre zona ushtarake në Siri.
Po sipas këtij mediumi, përcjell Telegrafi, disa pamje të publikuara tregojnë se si raketat siriane tokësore ndaj ajrit i përgjigjen sulmit.
Tymi mund të shihet në rritje nga një institucion kërkimor shkencor në Barzeh, të cilin koalicioni pretendon se ishte cak për përfshirjen e tij të dyshuar në prodhimin e armëve kimike dhe biologjike.
Sipas njoftimeve, duke cituar burimet e qeverisë siriane, rreth 30 raketa janë nisur nga SHBA dhe partnerët e saj evropianë.
E sipas po të njëjtit medium, mbrojtja ajrore e Sirisë arriti të kapë afërsisht një të tretën e tyre.
Goditjet, siç shtohet më tej, panë mbi 100 raketa të nisura në Siri, tha sekretari i mbrojtjes i SHBA Xhejms Mattis për gazetarët.
Mbetet e paqartë se cilat armë janë përdorur, por SHBA-të përdorën 59 raketa Tomahawk kundër bazës ajrore Shayrat në Siri vitin e kaluar.
“Ne kemi përdorur pak më shumë se dyfishin e numrit të armëve këtë vit sesa kem i përdorur vitin e kaluar”, citohet të ketë thënë Mattis. “Ne ishim shumë të saktë dhe proporcionalë, por në të njëjtën kohë ishte një sulm i fuqishëm”. /Telegrafi/