Site icon Telegrafi

Mediat ruse pretendojnë se telefoni i Prigozhinit është gjetur në vendin ku është rrëzuar aeroplani

Trupat e dhjetë personave që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në rajonin Tver të Rusisë, përfshirë atë të “Yevgeny Prigozhin” kreun e grupit mercenar Wagner, janë dërguar në morg për identifikim.

Kanalet ruse në Telegram kanë publikuar pamje të mjeteve motorike, me të cilat transportoheshin kufomat, transmeton Telegrafi.

Në vendin ku është rrëzuar aeroplanit Embraer ERJ 135 është gjetur telefoni i Yevgeny Prigozhin, kështu të paktën pretendojnë burime të Moscow Times brenda grupit Wagner.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon, me të cilën pretendojnë se janë future në Krime dhe kanë ngritur flamurin

Sipas tyre, trupi i “Prigozhinit” nuk është identifikuar në vendin ku ka ndodhur rrëzimi i aeroplanit.

Janë dy helikopterë të zinj Gazel që janë futur në hapësirën e rrethuar në orën 4:30 dhe kanë dalë në 6:00. Raportet e para tregojnë se kufomat do të dërgohen në morg, ku gjendet edhe ekipi i forenzikës.

Në anën tjetër kanali Gray Zone në Telegram që ka një afërsi të madhe me Wagner-in, pretendon se aeroplani i Prigozhinit është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore.

Lexo po ashtu Bien nga tarracat, shkallët e shkëmbinjtë - numri i vdekjeve të dyshimta vetëm sa po rritet në Rusi

Gjithashtu është bërë e ditur se po shqyrtohet mundësia të cilësohet si sulm terrorist rrëzimi i aeroplanit të Prigozhinit.

Mediat ruse kanë bërë edhe një krahasim interesant – rrëzimi i aeroplanit ka ndodhë më 23 gusht, saktë dy muaj pas rebelimit të grupit Wagner. /Telegrafi/

 

Exit mobile version