Telegrafi

Mediat ruse akuzojnë Anzhin për Bernard Berishën

Bernard Berisha është lënë në bankën e rezervistëve në ndeshjen e Anzhit kundër Terek Groznit të Bekim Balajt.

Mirëpo, pas inkuadrimit në minutën 46-të, bëri që kundërshtari të mbetet me një lojtar më pak në fushë pas ndërhyrjeve të palejuara ndaj reprezentuesit kosovar.

Në anën tjetër, mediat ruse kritikojnë skuadrën me këtë vendim të shtabit teknik të Anzhit duke thënë se është e pakuptueshme të lihet jashtë lideri i ekipit.

“ Është vështirë e pakuptueshme se çfarë po ndodh me Anzhin. Përse lideri Bernard Berisha humbi vendin e titullarit”, shkruajnë ndër të tjerash “footballtop.ru”. /Telegrafi/