Koalicioni ”Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Bashkësive të Margjinalizuara” reagon në lidhje me operacionin e parë të ndërrimit të gjinisë në Maqedoni dhe ndaj mënyrës se si u raportua në media, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ky koalicion e përshëndet operacionin, por i pengon, siç thonë, mënyra senzacionale e raportimit të këtij lajmi në media si edhe gjuha e urrejtjes e përdorur gjatë raportimit.
Koalicioni thekson se e ka reaguar për shkeljet serioze ndaj personave transgjinorë, diskriminimin e tyre, dhunën, mungesën e shërbimeve të duhura mjekësore, si edhe kundërshtimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor për të mbuluar harxhimet.
Koalicioni konsideron se këto probleme nuk e kanë patur hapësirën dhe vëmendjen e duhur nëpër media në vend, duke shprehur kështu habinë për këtë veprim të mediave./Telegrafi/