Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman u kap nga kamerat duke i thënë trajnerit të Dynamo Kyiv, Mircea Lecescu, se Gerard Pique mund të jetë jashtë fushave për ‘katër ose pesë muaj’, ndërsa Ansu Fati dhe Sergi Roberto më pak kohë.
Dyshja po bisedonin përpara ndeshjes së tyre të Ligës së Kampionëve në Ukrainë të martën mbrëma, ku Barca fitoi 4-0.
Pique u dëmtua gjatë humbjes 1-0 të Barcelonës ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë, por nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare se sa kohë do të kalojë mbrojtësi katalanas jashtë fushave.
Spekulimet për sa kohë ai do të jetë jashtë ka dominuar lajmet e Barcelonës në ditët e fundit, ndërsa tek tani kamerat e mediumit Movistar + kanë zbuluar diçka gjatë një bisede të Koeman me Lucescun.
“Unë pashë ndeshjen me Atleticon. Ju keni luajtur mirë në pjesën e parë, futbolli juaj ishte shumë i mirë”, ka thënë Lecescu.
“Ata mbrojnë shumë mirë. Ata janë shumë të fortë në mbrojtje”, u përgjigj Koeman.
🗣️ Ronald Koeman to Mircea Lucescu (Kyiv coach):
"Ansu Fati will be out for 3 months and Piqué will be out for 4-5 months."https://t.co/RqRrkfTJw0
— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) November 25, 2020
“Por ju kishit mundësi për të shënuar”, shtoi Lecescu.
“Po, po”. Ne po kemi fat të keq me lëndime”.
“Ansu Fati do të mbetet jashtë për tre muaj, Pique mund të mbetet për katër ose pesë muaj, Sergi Roberto do të mbetet për dy muaj”.
“Por, e dini, keni të njëjtat probleme. Është çmenduri”, u përgjigj Koeman.
Pavarësisht nga problemet e mëdha me lëndimeve, katalunasit arritën të bëjnë një paraqitje të mirë në pjesën e dytë për të marrë një fitore të madhe dhe për të siguruar kalimin në fazat e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/