Zjarri, i cili njëkohësisht preku disa nga vendpushimet verore më ekskluzive në Turqi, është vënë kryesisht nën kontroll.
Mediat pro-qeveritare turke spekulojnë se zjarrin po e shkaktojnë mbështetësit e Partisë Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
PKK nuk është akuzuar zyrtarisht, por në rrjetet sociale po qarkullojnë spekulime se kurdët mund të jenë prapa zjarrvënies, përmes Iniciativës Fëmijët e Zjarrit, anëtarët dhe mbështetësit e së cilës mirëpritën zjarret në Twitter.
PKK “ka një traditë të gjatë të ndezjes së zjarreve në pyje si një lloj hakmarrje ndaj Turqisë, dhe në ato incidente dhjetëra mijëra njerëz vdiqën dhe natyra u shkatërrua,” shkruan gazeta turke dailysabah . Agjencia private e lajmeve DHA gjithashtu thekson se dy fëmijë të moshës tetë dhe dhjetë vjeç pranuan se “ata aksidentalisht ndezën njërin nga zjarret duke djegur librat e tyre”.
Shumica e zjarreve pyjorë në Turqi tani janë nën kontroll, ndërsa zonat në perëndim të vendit janë ende nën zjarr, thanë zyrtarët turq, duke njoftuar një hetim mbi shkaqet e zjarreve.
Dëmi më i madh u shkaktua rreth qyteteve të vendosura në rajonet e Antalia dhe Mugla, ku zjarri kërcënoi vendpushimet verore të njohura. Rajonet jugore të Mersin, Adana dhe Osmania u prekën gjithashtu nga zjarri.
Ndryshe, katër persona janë vrarë nga zjarret deri më tani në shtetin turk. /Telegrafi/
Hani o alınlarından öptüğün çocuklar vardı ya ateşin çocukları ve desteklediğiniz ittifak ettiğiniz parti vardı ya işte onlar yaktı.
Devletim çok şükür söndürdü söndürüyor. pic.twitter.com/x7jcdBPyMb— zeki soğancı (@zekisoganci) July 30, 2021
https://twitter.com/MineKonan/status/1421213476316459008
Ateşin o çocukları yakıyor ormanları ekranlarınızda kolkanat gerip toz kondurmadiginiz o çocuklar varya hah işte onlar
— Cemalettin Küçükcingöz (@CKucukcingoz) July 30, 2021
https://twitter.com/cinar_bahattin/status/1421197495359741958