Site icon Telegrafi

Mediat privohen përsëri nga raportimi i ministrave në Komisionin për Stabilizim Asociim

Njëjtë sikurse ditën e hënë kur u mbyll për media, edhe sot po vazhdon i njëjti avaz në Komisionin për Stabilizim Asociim.

Sot në këtë Komision do të raportojnë tre ministra të Qeverisë së Kosovës, respektivisht Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Hykmete Bajrami – ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe Dhurata Hoxha – ministrja e Drejtësisë.

Pritet që pasi të përfundoj mbledhja e këtij komisioni anëtarët e saj dhe ministrat që kanë raportuar, të flasin për media.

Të hënën kishte ndodhur e njëjta gjë me mediat, kur këto të fundit nuk ishin lejuar të qëndrojnë gjatë kohës që raportonte ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. /Telegrafi/

Exit mobile version