Ekziston një mundësi e fortë që lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është në Pekin ka thënë një zyrtar me njohuri të thella rreth Koresë së Veriut, shkruajnë media të shumta prestigjioze, përfshirë edhe CNN e BBC.
Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, nëse Kim ka bërë udhëtimin nga Pheniani në kryeqytetin kinez, do të ishte hera e parë që lideri i ri do të largohej nga vendi i tij, që prej marrjes së pushtetit pas vdekjes së babait të tij në vitin 2011.
Vizita vjen javë përpara takimit të planifikuar të Kim me Presidentin e Koresë së Jugut Moon-Jae-in dhe një takim të mundshëm me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Thashethemet në lidhje me ardhjen e një zyrtari të lartë të Koresë së Veriut filloi të qarkullonte të hënën vonë, kur imazhet e asaj që duket të jetë një tren që i takon familjes udhëheqëse të Koresë së Veriut u shfaq online.
Gjithsesi, kur u pyet dje nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut ishte në Pekin, Hua Chunying, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze, tha se ajo nuk kishte asnjë ide.
Marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Kinën, një aleat tradicional, kanë qenë të tendosura.
Intriguing images from Beijing, captured by Japan’s Nippon TV. A 21-car train, similar to one used by Kim Jong Il in 2011, pulled into Beijing Station around 3pm. Met by honor guard and line of VIP cars. Speculation is that Kim Jong Un could be in Beijing. https://t.co/OR40pYEcgG pic.twitter.com/1G5jndciIr
— Martyn Williams (@martyn_williams) March 26, 2018
Tensionet janë rritur në vitin 2017, pas një varg të testeve raketore, të cilat zemëruan edhe liderët e Kinës dhe rezultuan në raunde të shumta të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë, një stuhi e diplomacisë të këtij viti, në fillim përqendruar kryesisht rreth pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Olimpiadën Dimërore në Pyeongchang vitin e kaluar, arriti kulmin në një njoftim se Kim do të takohet me homologun e tij të Koresë së Jugut dhe në maj një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump. /Telegrafi/