Telegrafi

KEMM: Mediat online janë më joprofesionalet në Maqedoni

Standardet etike dhe profesionale të gazetarëve në Maqedoni më së shpeshti shkelen nga mediat online (79%), pastaj nga televizionet (12,6%), si edhe gna mediat e shtypura (tetë përqind).

Këto të dhëna dalin nga numri i ankesave të drejtuara në Komisionin për ankesa pranë Këshillit për etikë në media në Maqedoni, në tre vitet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për mediat virtuale, Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) ka caktuar rregulla të posaçme për vetërregullim.

Nga gjthsej 214 ankesa të ngritura në vitet 2014-2017, më së shumti janë nga sektori qytetar (27,5%), mediat dhe gazetarët (25,7%), funksionarët publik, institucionet dhe partitë politike (23,8%), si edhe nga subjekte tjera (22,9%).

Në 175 raste, komisioni vendosi se ka shkelje të Kodit të gazetarëve dhe ka shqiptuar sanksione morale. 28 raste u konsideruan të pabaza, ose jashtë kompetencës së Komisionit, kurse për 11 raste u zgjodhën në rrugën e ndërmjetësimit./Telegrafi/