Telegrafi

Mediat në Turqi shkruajnë për Genta Ismajlin: Po vjen dueti i ri befasi me një artist të njohur turk

Genta Ismajli (Foto: Hurryiet)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, këto ditë është duke qëndruar në Stamboll të Turqisë.

Ajo ka shijuar disa ditë të mira pushimi atje, gjersa raportohet se ka punuar edhe rreth një projekti muzikor.

Disa nga mediat turke i kanë kushtuar një artikull së fundmi bukuroshes shqiptare, e cila njashtu ka mbajtur edhe një konferencë për media atje.

“Dueti surprizë po vjen”, ka nisur një nga shkrimet e saj e përditshmja turke Hurriyet.com.tr, e cila ka konfirmuar edhe faktin se ajo do të sjellë së shpejti një bashkëpunim me një artist turk.

“Genta Ismajli, e cila u argëtua në “Oligark” me shokët e saj të muzikës mbrëmjen e kaluar, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve teksa dilte nga lokali.

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli mbajti konferencë për media në Stamboll (Foto: Hurryiet)

“Këngëtarja erdhi në Stamboll për të bërë një duet me një nga artistët më të njohur të Turqisë, ndërsa emrin vendosi ta mbajë sekret. Me gjithë insistimin, ajo nuk e zbuloi emrin, por tha ‘Po vjen një surprizë e madhe'”, ka shkruar Hurriyet.com.tr.

Genta përndryshe ka një karrierë shumë të suksesshme në trevat shqiptare me një sërë projektesh muzikore të publikuara ndër vite, të cilat janë pritur gjithnjë mirë nga publiku shqiptar. /Telegrafi/