Telegrafi

Mediat në Spanjë tregojnë pse Bale reagoi në atë mënyrë ndaj Vieras

Gareth Bale doli me karton të kuq në ndeshjen Real Madrid-Las Palmas, pasi goditi nga pas Jonathan Viera e më pas e shtyu me duar.

Reagimi i sulmuesit uellsian i habiti të gjithë, por tashmë mësohet se lindi nga një provokim i mëparshëm i mesfushorit spanjoll.

Lexo po ashtu Ronaldo i zhgënjyer se Bale u rikthye me gol? (Video)

Sipas “El Confidencial”, në pushimin e ndeshjes Bale i ka thënë shokëve të skuadrës se Viera e kishte quajtur “majmun i bardhë”, gjë që shkaktoi reagimin e Bale me të filluar pjesa e dytë e takimit, që përfundoi me rezultatin 3-3.

Bale ka shënuar katër gola këtë sezon, aq sa Karim Benzema.

Aktualisht Los Blancos janë në pozitën e parë në La Liga me 62 pikë, dy më shumë se Barcelona. /TCh/Telegrafi/