Site icon Telegrafi

Mediat në Serbi: Gjëmon rajoni, ushtria serbe po bën gati 1500 forca të “Luftëtarëve Rambo”

Këtë vit ushtria serbe duhet të formojnë një njësi elite speciale të përbërë nga 1500 pjesëtarë mirë të trajnuar, të quajtur “Njësia Rambo”.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, “qëllimi i tyre është që në çdo kohë të mbrojnë Serbinë nga ndonjë agresion”.

Po sipas medieve serbe, trupat do të jenë të pajisura me armët më moderne.

“Ideja është që pas 1500 forcave të para speciale, deri në fund të vitit ne të kemi të njëjtin numër të ushtarëve të trajnuar posaçërisht. Të gjithë do të kalojnë trajnimin më rigoroz, të tillë si të forcave speciale amerikane si dhe atyre ruse”, ka thënë një burim për mediat serbe.

Dhe në këtë lajm, mediat serbe nuk kanë lënë pa përmendur edhe Kosovën, duke shtuar se “një lajm i tillë ka trazuar strukturat e sigurisë në rajon, veçanërisht politikanët shqiptarë në Kosovë”. /Telegrafi/

Exit mobile version