Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele mbështet reagimin e Këshillit për etikë në media dhe u bën thirrje radioshpërndarësve që t’u përmbahen parimeve profesionale për kryerjen e veprimtarisë, duke patur përgjegjësi për rolin që e kanë në sigurimin e informacioneve në aspekt që qytetarët lirshëm të krijojnë mendim për ngjarjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia ua rikujton mediave se kanë obligim të posaçëm që të raportojnë për të gjitha çështjet në mënyrë objektive dhe të paanshme, duke i siguruar të gjitha faktet e rëndësishme që do t’i trajtojnë njëjtë.
Agjencia bën të ditur se i përcjell programet e radioshpërndarësve dhe reagon në rastet kur ka shkelje të dispozitave ligjore ose kur mediat pengohen në kryerjen e punës së tyre./Telegrafi/