Telegrafi

Mediat në Korenë Veriore “fshehin” zotimin kryesor të Kim Jong-un

Nga Fransoa Miteran dhe Helmut Kol, deri te Barack Obama dhe Raul Castro, këto shtrëngime duarsh nuk lanë askënd indiferent.

Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Moon Jae-in u takuan të premten në fshatin Panmunjon.

Ky takim është i rëndësisë së madhe për të dy Koretë.

Ekspertët e gjuhës së trupit janë të bindur se shtrëngimi i duarve dhe përqafimi mes liderëve të dy Koreve, është pjesë e përpjekje që të sigurohen se mesazhi për unitet dhe miqësi të kuptohet në mbarë botën.

Judi James ka deklaruar se gjuha e trupit të Kim Jong-un tregon se ai “vazhdimisht po dëgjonte me vëmendje”, derisa buzëqeshja në fytyrën e presidentit jugkorean Moon Jae-in flet për dëshirën e madhe për paqe, transmeton Telegrafi.

Mediat shtetërore në Korenë e Veriut kanë shmangur ndjeshëm zotimin e Kim Jong un për çarmatosjen bërthamore, premtim i dhënë gjatë vizitës historike në Korenë Jugore.

Eliminimi i armëve bërthamore që Koreja komuniste pretendon se arrijnë deri në SHBA, është objektivi thelbësor i Washingtonit, prandaj kërkohet një proces i plotë dhe i pakthyeshëm.

Ekspertët sidoqoftë, paralajmërojnë se nuk ka gjasa që Kim të dorëzojë raketat, për të cilat iu desh vite përpjekje, sidomos kur ato janë arsye e vetme që e bëjnë presidentin amerikan të ulet në bisedime.

Këtij perceptimi i shtohet raportimi i mediave në vendin e izoluar, ku detajet e takimit të Kim me presidentin e Koresë së Jugut Mon Jae in u publikuan vetëm një ditë pasi bota e pa atë drejtpërdrejt.

Çarmatosja bërthamore përmendet vetëm një herë në gazetën Rodong Sinmun, e cila botoi deklaratën e përbashkët të firmosur nga liderët, pa dhënë detaje. Ndërsa televizionet dhe mediat e tjera as që përmendin armët bërthamore, por thjesht premtimet për paqe në gadishull.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut ka histori të keqe në prishjen e bisedimeve, dhe nuk është e qartë nëse këtë herë Kim Jong un vërtetë po konsideron dorëzimin e armëve bërthamore, por thjesht ngrirje programi në këmbim të lehtësimin të sanksioneve dhe ndihmës humanitare. /Telegrafi/