Telegrafi

Mediat në Itali nxjerrin kuptimin e fjalëve që Conte ia tha Tuchelit gjatë përplasjes tensionuese në derbi

Antonio Conte paralajmëroi Thomas Tuchel që t’i lëshonte dorën duke përdorur një fjalë italiane, por të dy trajnerët e hodhën poshtë polemikën kur folën për mediat dje.

Italiani dhe gjermani u përjashtuan me karton të kuq pas dy përplasjeve të ndryshme gjatë dhe pas derbit Chelsea-Tottenham dje (e diel).

Gjithçka filloi kur strategu italian festoi golin e barazimit të Spurs shumë pranë bankinës së Bluve, duke shkaktuar reagimin e Tuchel.

Lexo po ashtu E pazakontë: Përmes Instagramit, Conte thumbon ashpër Tuchelin

Incidenti i dytë i përjashtoi të dy trajnerët. Trajneri gjerman refuzoi t’ia lëshonte dorën Contes, duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga italiani.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Tuchel i tha Contes: “Më shiko në sy”, ndërsa ish-trajneri i Interit dhe Juventusit e paralajmëroi atë që t’i lëshonte dorën.

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, Conte tha fjalë për fjalë në italisht: ‘Molla, Molla’ që do të thotë ‘ma lësho’ në shqip. /Telegrafi/